Sulmuesi nga Uruguaji, Edinson Cavani ka firmosur me Valencian. Futbollisti i njohur ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2024.

Transferimi  i tij në Mestalla ka ardhur prej insistimit të trajnerit Gattuso. 35 vjeçari do të  luajë në Spanjë për herë të parë pasi deri më tani ka provuar kampionatet e tjera si Premier League, Ligue 1 dhe Serie A.