Ç'po ja thotë Bilbili!

Ç'po ja thotë Bilbili!
  Se ç'ja thotë bilbili
sa tund gjithë Mirditën,
si shpejt xha Saliu,
po bën opozitën!

Ç'po ja thotë bilbili,
herët që pa gdhirë,
po ende Saliu,
është në detyrë!

Ende në detyrë,
por lëshon rrufe,
i bën opozitë,
qeverisë së re!

Ç'po ja thotë bilbili,
me të ligjëruar,
qeveri e re,
punë s'ka filluar!

Ç'po këndön bilbili,
dehur nga verimet,
ku e di Saliu,
që s'do mbajë premtimet!

Ç'po këndön bilbili,
tutje në Përmet,
Saliu i di,
si veten e vet!

Si veten e vet,
që veç ka gënjyer,
ndaj u bë për popull,
njeri i urryer!

Ç'po ja thotë bilbili,
në degën e thanës,
Sala parathotë,
dështimet e Ramës!

Duket marrëzia,
shumë keq e ka kapur,
po shikon Salia,
ëndrra me sy hapur!

Po këndon bilbili,
tujte në Zëmalak,
Saliu është bërë,
super qesharak!

Siç ka qënë gjithmonë,
kombinat humori,
thotë se ka dështuar,
që tani piktori!

C'ja thotë bilbili,
në majën e manit,
Sala si gjithmonë,
la kokrrën e namit!

Sala si gjithmonë,
la kokrrën e namit,
se këtë figurë,
ja ka vjedhur Canit!

Canit dhe i shkon,
se është gazetar,
dhe humori i tij,
nuk bën shumë zarar!

Ndaj xhaxha Saliu,
që është goxha burrë,
duhej që të shpikte,
vetë ndonjë figurë!

Dhe xhaxha Saliu,
është plot fantazi,
fjala vjen ka shpikur,
figurën "mavi"!

C'po ja thotë bilbili,
dëgjon gjithë qyteti,
a është kryetar,
Basha prej vërteti!

C'po ja thotë bilbili,
m'u si në fillim,
Saliu vazhdon ,
ende në drejtim!

Ende në drejtim,
dhe i karikuar,
dhe zgjedhjen e Bashës,
krejt e ka harruar!

Krejt e ka harruar,
Lulashin e vogël,
që ja lidhi fatin,
dhe ja bëri gogël!

Duket se i hapi,
plot rrugë të gjëra,
po Basha shumë shpejt,
do t'i humbë të tëra!

Pushtet katapultin,
po e shijon mirë,
po shumë shpejt do bjeri,
me rënie të lirë!

Arben Duka, gusht 2013

(Poezia e Dukës është shkruar posaçërisht për Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’