FIER - Albert Çaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 21 qershorit për kryetar të bashkisë së Fierit me Partinë Social Demokrate të Skënder Gjinushit, siç u përfol më herët, por do të dalë i pavarur.

Ky fakt është konfirmuar në telefon për gazetarët lokalë nga zoti Çaçi, i cili nuk ka preferuar të japë shumë detaje, teksa thjesht ka pohuar se ka nisur punën për mbledhjen e firmave të nevojshme për regjistrimin në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Albert Çaçi në këto zgjedhje do ketë përballë Armando Subashin nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeajn përfaqësuesin e Partisë Demokratike
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)