Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Drejtues i Lartë Altin Qato, gjatë mesditës së të mërkurës prezantoi Drejtorin e ri të Policisë Rrugore, Ardi Veliu.
Prezantimi u krye në ambientet e Akademisë së Sigurisë në Sauk, ku Çako zhvilloi edhe një takim pune me shefat e sektorit dhe të seksioneve të policisë rrugore në rrethe dhe qarqe.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit shprehu bindjen se punën e bërë deri tani nga ish Drejtori Mitat Tola, zoti Veliu së bashku me ekipin qe ai drejton do ta çojë më tej, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Ish- drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola, u shkarkua javën e kaluar nga detyra, pas disa aksidenteve të rënda. Pavarësisht kësaj treguesit e punës së policisë rrugore gjatë kësaj kohe kanë qenë në rritje.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com