"Kryeministri nuk do të mund të votojë asnjëherë një reformë që i siguron atij një pushtet të paligjshëm mbi drejtësinë". Kjo është deklarata e fortë e kryeopozitarit, Lulzim Basha, i cili tha se me qëndrimin e tij shefi i qeverisë po e çon vendin në një aventurë të rrezikshme. Nga selia blu, kryetari i opozitës tha se për këtë, përballja me qytetarët do të jetë e pashmangshme.
“Rama është duke provokuar thellë qytetarët. Kjo nuk është çështje e opozitës, por sundimin mafioz të një bande në pushtet. Kjo është aventurë e rrezikshme, që do e çojë Ramën me përplasjen e pashmangshme me popullin e vet. Askush nuk do ta ndihmojë dot me përplasjen me popullin”, tha Basha.
Duke u ndalur më tej tek çështja e rikthimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dhënien e masës së "arrest shtëpie" për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, Basha theksoi se Rama ka përcaktuar këto dy vendime gjykate, duke e konsideruar këtë ditë si një ditë kritike për vendin, sakohë që gjykatat ndikohen nga kryeministri.
"Denoncoj dorën mafioze të ramës që mori këto vendime për Çakon e Rroshin. Sot është ditë kritike për vendin, pasi garancia për hetim të pavarur ka rënë. Rama sulmoi e kërcënoi gjyqtarët. Rama i vuri gjykatat para dy zgjedhjeve. Hetimi e drejtësia nuk pranohet e nuk lejohet, pasi Rama është i përfshirë pasi zbardhja e kësaj çështje është fundi i tij i turpshëm politik. Sot Rama dëshmoi se cila është drejtësia që ai do. Drejtësi që i bindet dhe dëgjon bindjet e tij, drejtësi që mbron krimin e korrupsionin e Ramës. Ai do drejtësi që mund të veprojë ndaj kujtdo”, tha Basha.
Më tej, ai ka theksuar se, kryeministri Rama kurrë nuk do të ketë mundësi të kapë sistemin e drejtësisë.
“Kurrë nuk ka për të pasur Rama këtë pushtet të paligjshëm duke kapur drejtësinë, përcaktimin e vendimeve prej tij”.
Deklarata e plotë për shtyp e Lulzim Bashës
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Deklarata e plotë për shtyp e Lulzim BashësRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)