Njihuni me njeriun më të devotshëm Sikh Avtar Mauni, pronarin krenar të asaj që konsiderohet si çallma më e madhe në botë. Ky njeri ka nisur të konsiderohet i shenjtë për shkak të veshjes që përdor në kokë që peshon plot 45 kilogramë dhe ka një gjatësi 645 metra kur është e palidhur.
E përllogaritur si gjatësia e rreth 13 pishinave me përmasa olimpike. 60 vjeçari i ka shtuar çallmës mbreslënëse rregullisht nga pak centimetra për rreth 16 vjet rrjesht për të arritur në përmasat aktuale.
Mauni-t i duhen rreth gjashtë orë për ta vendosur atë në kokë duke e rregulluar sipas një rendi të caktuar. Turbani me përmasa ekstreme e ka bërë atë një nga njerëzit më të respektuar ndër predikuesit në Pubjab, në Indi.
Megjithatë kjo gjë i shkakton dhe mjaft probleme pasi i duhet të luftojë çdo ditë për të kaluar mes dyerve apo për tu futur në makinë. Ai udhëton me anë të një motorçiklete gjatë peligrinazhit të tij të rregullt në të gjithë vendin dhe nuk ka aspak probleme me balancimin e trupit, pavarsisht peshës së madhe për t’u mbajtur në kokë.
Pesha e çallmës nuk është matur ende zyrtarisht, por mendohet se e kalon mbajtësin e rekordit aktual për çallmën më të madhe me një gjatësi 400 metra.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com