Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në 27-vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria u shpreh se Enver Hoxha i dënoi me harresë, ndërsa politika aktuale me tradhti. Idrizi, që nuk është këtë legjislaturë në Parlament lëshoi akuza edhe për marrëveshjen që pritet të arrihen mes Shqipërisë dhe Greqisë pas negociatave mes ministrave të Jashtëm Bushati-Kotzias.
“Ne duhet dhe mund ta gjejmë udhën tonë. Enver Hoxha i dënoi me harresë çamët, të tjerët e dënuan me tradhti. Flisnin në tribuna për votat, por natën bënin marrëveshje me grekët për ta groposur cështjen çame.
Ne jemi akti i fundit i ndëshkimit të pabesë, teksa ngrinin shëndete dhe përbetoheshin për Çamërinë. Dikur greku përdorte bandat, sot politikanët tanë me dy fytyra për marrëveshje. Problemet me fqinjët nuk i krijuam ne, por ata janë gjithmonë problemi. Nuk dihet a është marrëveshja zgjidhja e problemit. Nuk e di, këto koka të mëdha si do të përballen me kujtesën e kombit’ deklaroi ai.
Në fund të fjalës së tij Idrizi akuzoi se “Kanë luajtur të gjithë gurët që të zhdukin faktorin politik të Çamërisë. Por neve s’na zhdukën dot bandat e Napolon Zervës e jo më kulisat e shtetit. Sido që të ketë ndodhur ne do mbetemi halë në sy e çdo politike antikombëtare. Ne do kemi yllin tonë polar që ndriçon për bashkimin e shqiptarëve të Çamërisë”.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
41.7%
-
Njësoj
24.2%
-
Më keq
34.1%
Vota total: 756
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?
1 Gusht, 09:35
-
Belgjikë /Kapen me ‘shtëpi bari’, 9 shqiptarë në pranga
1 Gusht, 09:27
-
Fshehu 52 mln lekë të ardhura dhe s’pagoi sigurimet e lojtarëve, presidenti Refik Halili dhe 'KF Tirana' përfundojnë në gjyq
1 Gusht, 09:23
-
Fatos Çoçoli: Si Porto Romano do na japë 660 milionë euro në vit
1 Gusht, 09:13
-
Opozita sërish sot protestë para Bashkisë së Tiranës, bllokim qarkullimi
1 Gusht, 08:58
-
VIDEO/ Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana
1 Gusht, 08:57
-
Mbërrijnë në Ukrainë avionët e parë F-16
1 Gusht, 08:42
-
Shpërthim i fuqishëm në një kantier ndërtimi në Tiranë
1 Gusht, 08:40
-
Burri që mendonte se ‘Dua Lipa po i kërkonte para’, gjendet i vdekur në Itali
1 Gusht, 08:34
-
Homazhe për liderin e Hamasit që u vra nga sulmi me raketë, Khamenei do udhëheqë lutjet! Irani mbyll hapësirën ajrore
1 Gusht, 08:31
-
Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar
1 Gusht, 08:10
-
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
1 Gusht, 07:58