Çamët, Idrizi thirrje Janullatosit: Mbaj
premtimin që ke dhënë 10 vite më parë

Çamët, Idrizi thirrje Janullatosit: Mbaj<br />premtimin që ke dhënë 10 vite më parë<br>
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv shmangu një koment të drejtpërdrejt në lidhje me vendimin e Metës për dhënien e shtetësisë për Janullatos, ndërsa kërkoi që të mbante një premtim të dhënë para 10 viteve nga Kryepeshkopi.

Fakti që pesë Presidentë e kanë refuzuar e kanë pasur një arsye. Unë njoh kishën shqiptare dhe do të doja të ishte në krye një shqiptar. Sesa i mirë apo jo janë besimtarët që e vlerësojnë. Në vitin 2005 shoqata Çamëria iu drejtua 3 komuniteteve fetare, që të bënin një ceremoni të përbashkët fetare sepse ata për ata njerëz që iu pre jeta në mes nuk ishte bërë një ceremoni. Na erdhi përgjigja e Rrok Mirditës, i cili thoshte ‘si katolik e kam detyrë dhe porosi nga Papa ta bëj këtë ceremoni. Edhe komuniteti mysliman ishte dakord, ndërsa Janullatos nuk dha përgjigje.

U bë ceremonia, erdhi Rrok Mirdita, i komunitetit mysliman dhe bektashinj, Janullatos nuk erdhi dhe më vona tha do ta bëjmë në kishë. I kam thënë ‘Ok’ po presim që ta bësh, por kanë kaluar 10 vite dhe nuk e ka bërë. Shpresojmë që tani u bë shqiptar ta bëjë këtë ceremoninë fetare të premtuar që 10 vite më parë. Unë nuk mund të bëj asnjë koment, nuk jam personi i përshtatshëm për të gjykuar veprimet
’ deklaroi ai në Repolitix. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane