Çamët sfidojnë Greqinë
Monument për 2600 viktima

Çamët sfidojnë Greqinë<br />Monument për 2600 viktima
Shoqata “Çamëria” çeli në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ekspozitën e projekteve të fazës finale të konkusit “Varreza monumentale të shqiptarëve të Çamërisë në Qafë Botë“, ku u ekspozuan tetë projektet e studiove prestigjoze nga Shqipëria dhe Kosova. Ekspozita do të qëndroj e hapur për një javë dhe më pas do të shpallet projekti fitues, në bazë të të cilit do të ndërtohen edhe varrezat monumentale në fshatin Kllogjer të Sarandës.

Varrezat do të shërbejnë si monumenti përkujtimor i rreth 2600 shqiptarëve të Çamërisë, të cilët humbën jetën nga uria, etja dhe sëmundjet rrugës për në Shqipëri pas genocidit të ushtruar ndaj tyre nga bandat e Napoleon Zervës. Në afërsi të fshatit Kllogjer në Sarandë në një varrezë masive prehen shpirtrat e qindra prej këtyre shqiptarëve, në një sipërfaqe që prej vitit 1991 është në pronësi të shoqatës “Çamëria”.

Projektet e prezantuara përmbajnë një monument përkujtimor si edhe dekorin e të gjithë sipërfaqes. Të gjithë vizitorët e ekspozitës do të mund të shprehin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për projektet e ekspozuara, prejnga do të shpallet edhe çmimi i publikut.

Në çelje të ekspozitës, kryetari i jurisë së konkursit, z. Artan Lame sqaroi detajet e projekteve dhe u shpreh për procedurat që do të ndiqen.
“Në total do të jenë tre çmime, ku çmimi i parë do të jetë edhe projekti që do të zbatohet. Ndërkaq, në librin e vërejteve dhe sygjerimeve do të mund që të gjithë vizitorët të shprehin mendimet e tyre rreth projekteve. Në bazë të tyre do të shpallet edhe çmimi i publikut” – tha Lame.

Duke folur për rëndësinëe kësaj ndërmarrjeje, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në cilësinë e mbështetësit të këtij aktiviteti, vlerësoi se pas 65 vjetësh shqiptarët e Çamërisë që humbën jetën në mënyrë tragjike do të përkujtohen në mënyrë dinjitoze.

“Ky projekt shërben për të kujtuar në mënyrë dinjitoze më shumë se 2600 shqiptarë të Çamërisë të cilët humbën jetën nga etja dhe uria gjatë marshimit të tyre biblik nga Çamëria në shtetin shqiptar, pas dëbimit genocidial të bandave të Napoleon Zervës. Tetë projektet e ekspozuara janë mjaft cilësore dhe projekti fitues do të zbatohet në varrezat, tashmë masive, të Kllogjerit. Ky është një monument tribun që ne u bëjmë shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan nga shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë“ – theksoi z. Idrizi.

Nga tetë projektet e paraqitura, tre janë në formën e skulpturave, ndërsa pesë të tjerat në projekte të prezantuara në fotografi. Ndër to, një projekt është produkt i një studioje projektimi nga Kosova, ndërsa shtatë të tjerat nga Shqipëria. Zbatimi i këtij projekti kap një vlerë mbi një milionë euro, ndërkohë që juria përzgjedhëse përbëhet nga Artan Lame, kryetar, Arben Bi]oku, Abas Hado dhe Ardian Tana. Shpallja e projektit fitues do të bëhet pas disa ditësh dhe menjëherë pas saj do të nisë zbatimi i tij në varrezat e Kllogjerit në Sarandë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot