Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka njoftuar se është shkatërruar një grup prej 50 luftëtarësh të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Ndërkohë bëhet e ditur se në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe një terrorist me rrezikshmëri të lartë, por ende nuk është bërë publik identiteti i tij.
 
“Forcat e sigurisë së Republikës së Kaukazit rus ndërmorën një ditë më parë një operacion të gjerë kundër një grupi të armatosur i drejtuar në distancë nga një luftëtar çeçen që jeton në Siri”,  është shprehur Kardyrov.
 
Çeçenia është një vendi në të cilin mbështetja për ISIS është shumë e lartë dhe shumë herë janë arrestuar shumë persona pasi dyshoheshin se kishin lidhje me të ashtuquajturin Shtet Islamik.
 
Kaedyrov ka njoftuar se është bërë e mundur neutralizimi i këtij frupi dhe se më shumë se 50 anëtar të tij ndodhen në paraburgim.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com