Çeki: Evitohet atentati, autori
frymëzohej nga norvegjezi Breivik

Çeki: Evitohet atentati, autori <br />frymëzohej nga norvegjezi Breivik
PRAGE - Një vit pas masakrës në Ytoya të Novergjisë, policia çeke ka arrestuar një të ri 29-vjeçar që po përgatiste një atentat duke u frymëzuar nga ekstremisti i djathtë norvegjez, Anders Behring Breivik, autor i tragjedive të 22 korrikut 2011.

Pasi e ndaluan më 10 gusht në Ostrava, një qytet në veri-lindje të Republikës së Çekisë, forcat e rendit kanë sekuestruar në apartamentin e të riut një arsenal të madh armësh, pjesë e të cilit janë një mitraloz, një bombë dhe një sasi materiali shpërthyes.

“Të gjitha materialet [e sekuestruara] ishin funksionuese”, tha gjatë një konference për shtyp shefi i policisë së Ostrava, Radovan Vojta, duke shtuar se tani për tani nuk dihet objektivi i atentatit. Veçanërisht, të paktën një bombë ishte gati të shpërthente, e aktivizuar nga një telekomandë në distancë. Sipas policisë, për të kryer aksionin, i arrestuari kishte planifikuar të vishej si polic.

I arrestuari përdorte emrin e Breivik në komunikimet online. U kap në apartamentin e tij nga një njësi e ndërhyrjes së shpejtë pasi 80 banorë të ndërtesës u evakuuan. I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është dënuar 5 herë të tjera për krime të ndryshme, thanë autoritetet. Në vitin 2010, ishte dënuar gjashtë muaj me kusht, pasi kishte shpërthyer një bombë artizanale përballë një pike benzine në Ostrava.

(Në foto pjesë e arsenalit të sekuestruar)

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate