PRAGË - Kryeministri cek Jiri Rusnok ka dhënë dorëheqjen e tij pas një muaji në pushtet tek Presidenti Milosh Zeman pas humbjes së votbesimit në parlament javën e kaluar.

Rusnok do të qëndrojë në një funksion kujdestarie në pritje të zgjidhjes së krizës politike, mundësisht me anë të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat mund të zhvillohen në tetor.

Në qershor, presidenti Milosh Zeman emëroi si kryeministër aleatin e tij të ngushtë, Jiri Rusnok pavarësisht kundërshtimit të partive kryesore politike.

Redaksia Online
(l.ç./mag/shqiptarja.com)