Çeki, protesta më e madhe
që nga rënia e komunizmit

Çeki, protesta më e madhe<br />që nga rënia e komunizmit
PRAGE – Dhjetëra mijëra njerëz protestuan sot në rrugët e Pragës, në një nga manifetimet më të mëdha që nga rënia e komunizmit, kundër masave shtrënguese, rritjes së taksave dhe korrupsionit. Manifestuesit kërkuan rrëzimin e qeverisë së djathtë, e cila po kalon vështirësi serioze.

Policia tha se 80-90 mijë (rreth 100 mijë sipas shtypit) punëtorë, studentë e pensionistë marshuan në rrugët e kryeqytetit. Parrullat e hedhura nga turma kanë qenë ‘poshtë qeveria!’ dhe ‘ndal hajdutëve!’. Protesta të një shkalle kaq të madhe janë të rralla në Çeki. Protesta e sotme kundër qeverisë së kryeministrit Petr Necas drejtohej nga organizatat sindikaliste.

Qeveria e dominuar nga partia e Demokratëve Qytetarë ndodhet që tani në vështirësai të mëdha në parlament dhe do duhet të provojë të hënën që zotëron ende shumicën. Nëse Çekia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, me shumë gjasa pushteti do t’u shkojë socialdemokratëve, që qëndrojnë me 20 pikë në avantazh nëpër sondazhe

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje