Ministri i Brendshëm i  Çekisë, Milan Chovanec, ka deklaruar se së shpejti do të prezantohet një rregullore ligjore për të përhapur armëmbajtjen me leje te qytetarët si një masë për reagim më të shpejtë në rast të një sulmi terrorist.

Ministri çek është shprehur se kjo masë jo vetëm që do të ofrojë një nivel sigurie më të madh për qytetarët, por gjithashtu do të jenë një ndihmë e madhe për forcat e sigurisë në rast të ndonjë sulmi terrorist.

Aktualisht në Çeki 800 mijë persona zotërojnë një armë zjarri me leje.

Frika e sulmeve terroriste ka bërë që shumë shtete në Evropë të marrin masa shtesë për të garantuar sigurinë publike në qytetet e tyre. Shumë prej këtyre vendeve kanë shtuar numrin e forcave të policisë si dhe të atyre ushtarake në vende ku grumbullohen masa të mëdha njerëzish.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com