TIRANE- Idetë se Çekia mund të bllokojë statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë për shkak të konfliktit me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ kanë sjellë edhe pikëpyetjet nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili është shprehur se vendimi i Komisionit ishte qartë, ndërsa shton se edhe shtete të tjera kanë probleme si ajo e CEZ-it mes Shqipërisë dhe Çekisë, ndërsa shpreson për një vendim pozitiv në qershor. Edhe përfaqësues të opozitës kanë theksuar se të gjitha rrugët na çojnë drejt BE.
“Ne sot jemi në kushtet e një raport-progresi i cili është i qartë. Si për mua, ashtu edhe për ju dhe për të gjithë shqiptarët sepse ka pasur një cilësi të vyer ky raport-progres i cili ka qenë i drejtpërdrejtë. Nuk ka lënë vetë progres-raporti për asnjë sintezë, e cila nuk prodhohet nga një person i vetëm, por është një sintezë e mendimit politike europian që ndjek procesin e integrimit për çështje. Thënë e gjithë kjo, Europa na ka monitoruar, na ka lënë detyra ka verifikuar plotësimin e tyre ka verifikuar edhe klimën politike në sfondin e të cilës këto arritje janë gjetur dha ka konkluduar që Shqipëria do ta marrë statusin. Kemi edhe fenomene të tjera shumë të rëndësishme sikurse është lubimi tepër i rëndësishëm që Austria po bën ku shumë shtete haptazi kanë shprehur gatishmërinë duke thënë pse jo Shqipëria duhet ta përfitojë. Unë e kam thënë edhe në një dalje time para disa ditëve që çdo shtet është sovran në vendimet e tij dhe ne duhet të kemi durim ta presim vendimin, por klima të cilën ne shkojmë është e një pozitiviteti si asnjëherë më parë, dhe shpresoj dhe kam optimizmin e duhur që deri në momentin e uljes në tavolinë sigurisht edhe këto dilemat që një vend i caktuar mund të ketë mund të davariten dhe të kemi atë vendim të shumë pritur për përfitimin e statusit për vendin kandidat. Kështu që e shikoj që proeuropianizmi i demonstruar në zgjedhjet e fundit pasi 80% e Evropës votoi pro Europes ku edhe skeptiket kishin një rritje por numri i tyre ishte mjaft i kufizuar. Ecën drejt zgjerimit ecën drejt një rajoni me problematikë të veçantë siç është Ballkani shkohet me logjikën për ta bërë edhe atë Evropë. Shqipëria nga ana tjetër e ka kryer patjetër detyrat e saj dhe besoj se do ecim në këtë rrugë dhe jam shpresëmadh se vendimi do të jetë një vendim pozitiv”, tha Vasili.
Në raundin e tretë të dialogut të nivelit të lartë eurokomisioneri Stefan Fyle bëri me dije se Komisioni Europian rekomandoi statusin për Shqipërinë duke ju referuar punës që ka bërë qeveria shqiptare gjatë këtyre muajve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
68.8%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 1599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti i Eurostat për varfërinë, reagon Gazment Bardhi: Pasojë e 12 vite keqqeverisje
15 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Partitë nacionaliste që po forcohen janë kundër zgjerimit të BE-së dhe Shqipërisë
15 Tetor, 21:54
-
Tiranë/ Gardisti qëlloi veten me plumb në kokë me armën e shërbimit, ndërron jetë te Trauma! Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj (EMRI + FOTO)
15 Tetor, 21:52
-
Ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në shtator, UEFA gjobit me 41 250 euro FSHF për incidentet e shkaktuara nga tifozët
15 Tetor, 21:47
-
Spahiu: Shqipërinë e largoi rebelimi armatosur i 1997 tre dekada nga anëtarësimi në Bashkimin Europian
15 Tetor, 21:41
-
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
15 Tetor, 21:37
-
Shqipëria hapi negociatat për grup-kapitullin e parë, Ambasada Franceze: Rrugëtim sa më të shpejtë drejt BE-së
15 Tetor, 21:34
-
Hapen negociatat për grup-kapitullin e parë, Koçi në ‘Repolitix’: Na vonoi 'martesa' Berisha-Beleri, bëmë detyrat! Toska: S'plotësojmë kriteret! Kthupi: Probleme me shtetin e së drejtës
15 Tetor, 21:31
-
Ilir Meta viziton Salianjin: Burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit
15 Tetor, 21:13
-
Ylli Pata: Pse Luksemburgu është paradhoma e hyrjes së Shqipërisë në BE?
15 Tetor, 21:09
-
'Dosja K'/ Zhivko Petroviç, 17-vjeçari i arratisur në Kosovë, si ra në kurthin e Sigurimit
15 Tetor, 21:06
-
Aksident i rëndë në Korçë-Ersekë, dy makina përplasen, njëra kthehet përmbys! Shoferja dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital
15 Tetor, 20:59