FSK-ja ka përgatitur tre atashe të sigurisë për t'i dërguar në ambasadën e Shqipërisë, Turqisë dhe Suedisë.

Ministri i FSK, Agim Çeku ka thënë se të gjithë deputetet do të bashkohen për ta votuar shndërrimin e FSK-së në FAK.

Ai shpreson se fundjava do t'i gjejë me FAK dhe ministri të Mbrojtjes.

Edhe ministri Enver Hoxhaj ka thënë se ministria e MPJ do t'i përkrah këta atashe të sigurisë dhe në të ardhmen mendojnë të dërgojnë atashe të ekonomisë dhe kulturës./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)