Çerdhet e Tiranës, drejtori i ri
I LSI-së paralajmëron shkarkime

Çerdhet e Tiranës, drejtori i ri<br />I LSI-së paralajmëron shkarkime
TIRANE- Edukatoret e drejtuesit e çerdheve të Tiranës po punojnë nën presion. Kjo pasi mësohet se kreu i drejtorisë që i ka nën varësi, ka bërë gati një listë të dytë shkarkimesh. Lajmi ka mbërritur në të gjitha çerdhet e Tiranës, dhe i gjithë personeli është nën ankthin se mund t'i mbërrijë nga momenti në moment zarfi për shkarkimin nga detyra. "Drejtorë të rinj, rregulla të reja. Ky i riu na kanë thënë se ka bërë një listë gati dhe shumë shpejt do të ketë zëvendësime. Jemi të gjithë nën ankth. Sa herë na vjen ndonjë i panjohur apo prind i ri për t'u interesuar nëse ka vende apo jo në çerdhe për fëmijët e tyre, na ngrin zemra, pasi kemi frikë mos vjen zarfi me vendimin për pushimin nga puna. Por nuk punohet në këtë mënyrë", - na thonë edukatoret e çerdheve. Ata më tej na thonë se largime nga detyra janë bërë në disa çerdhe të Tiranës, por tashmë duket se po bëhet gati një valë e dytë pushimesh nga puna.

"Po ky drejtori që ka ardhur tani është i LSI-së, dhe do të sjellë njerëzit e tij. Nga dhjetori kur erdhi ai, hoqi jo vetëm edukatore nga puna, por edhe sanitare e roje. Po përdorin të gjitha mënyrat për të na kapur keq. Madje ka pasur edhe raste, kur kanë ardhur për kontroll edhe në orën 5 të mëngjesit për të parë nëse ishte roja në punë apo jo? Ose vijnë pas orës 16:00, për të parë nëse jemi të gjithë në punë apo kemi lëvizur para kohe? Këto e tregojnë hapur që duan të të kapin keq, ndaj edhe për ne kjo punë është kthyer në një ankth të vërtetë. Se e kemi parë që i kanë hequr koleget tona nga puna, pa asnjë arsye dhe kanë sjellë njerëzit e tyre. Pra nuk është se janë shkrirë vendet e punës, se ne aq sa jemi, jemi, por i zëvendësojnë me të tjerë", - na thonë më tej ata.

Sipas tyre në shenjestër janë edhe ata edukatore, të cilat aktualisht janë afër moshës së pensionit, por nuk kanë arsimin e lartë. "Ata kanë një eksperiencë gati 30 vjet në punë dhe janë afër moshës së pensionit, ndërsa tani kanë frikë se u kërkojnë diplomat e shkollës së lartë dhe kualifikimet. Po ata nuk mund të bëjnë shkollë të lartë tani", - na thonë më tej drejtueset e çerdheve. Ndërkohë që edukatoret e larguara nga detyra, në të shumtën e rasteve janë dërguar në zona periferikë, ose edhe i kanë ulur në detyrë dhe për këtë arsye kanë frikë që të dalin hapur dhe të denoncojnë, pasi druhen se mos i heqin fare nga puna.
( ne foto femije nga nje çerdhe publike)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset