Kukësi pëson fatin e Partizanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi u mund nga Teuta në Durrës me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar nga Hila në pjesën e parë të ndeshjes.
 
Sfida u zhbllokua në të 20, me Ardit Hilën që shfrytëzoi një tjetër moment pasigurie të mbrojtjes kuksiane duke dërguar topin në rrjetë.
 
Kukësi do të shpresojë te ndeshja e kthimit për të kthyer rezultatin për të vazhduar të besojë se mund të arrijë te trofeu i Kupës, pasi kampionati duket shumë vështirë. 



d.b/shqiptarja.com