Në prag të publikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, mediat kosovare kanë siguruar raportin me rezultatet përfundimtare për secilën parti. Ashtu siç pritej, lista kryesohet nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe Partinë Konservatore të Kosovës me 30.35 të votave.
E dyta në radhë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 25 %, e ndjekur nga Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht me 13.5 dhe 9% të votave.
Kështu, PDK përllogaritet të fitojë 37 deputetë, ndërsa LDK 30 deputetë.
Në vend të tretë është Vetëvendosja me 16 deputetë, AAK me 11 deputetë dhe Lista Serbe me 9 deputetë. Në vend të fundit është Nisma për Kosovën e cila ka mudnur të sigurojë 6 deputetë. Partitë e tjera të minoriteteve kanë mundur të sigurojnë në total 11 deputetë.
Përfundimisht Aleanca Kosova e Re mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, mediat kosovare kanë shpallur edhe listat zyrtare me emrat e deputetëve të partive fituese. Pas shumë debateve mbi formimin e qeverisë së re të Kosovës, vetëm pas certifikimit të rezulattit do të mund të njihemi me mandatarin e ri.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com