TIRANE- Çështja e ujrave me Maqedoninë do të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare. Deklarata u bë nga kandidati për ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Petrit Bushati. Në fjalën e tij në Komisionin e Jashtëm ku u zhvillua edhe seanca dëgjimore, Petrit Bushati, theksoi se ndërmjet dy vendeve duhet të nënshkruen marrëveshje për administrin e ujërave dhe se të gjitha problematikat që mund të lindin do të zgjidhen nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Veç Petrit Bushatit, në seancën e djeshme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ishin edhe dy propozime të tjera të qeverisë, Qemal Minxhoi për amabasador në Kosovë dhe Ardian Ndreca në selinë e shejntë të Vatikanit. Propozimi i Ndrecës u bë edhe objekt debati në komision ku deputeti i PD-së, Kastriot Islami vuri në dukje se Ndreca ka qenë një nga personat që ka kritikuar më së shumti presidentin e vendit Bujar Nishani. “Zoti Ndreca e ka cilësuar presidentin si të ligë. Mua më duket se është në konflikt nga ana morale”,- theksoi Islami.
Një pikë tejtër e debatit në Komision ishte edhe çështja e reformës në diplomaci. Deputeti Bumçi akuzoi qeverinë se po bën emërime politike në diplomaci dhe se po shkatërron administratën diplomatike shqiptare. Kjo mjaftoi që të ndizej debati në sallën e Komisionit të Jashtëm ku kryetarja Arta Dade theksoi se në qeverijen e PD-së raporti për emërimet politik në diplomaci u përmbysën dhe u shkel ligji me dy këmbë. “Pastaj ju i keni shkelur këto parime në të gjitha strukturat e diplomacisë, jo vetëm në emërimet në ambasada por edhe në kosulata, gjë që ligji nu ke parashikon”,- theksoi Dade. Er.Ko
Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com