Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh dje se çështja çame mërr zgjidhje vetëm në rrugë politike. “Çështja çame nuk është çështje juridike, apo pronash. Është çështje politike, diplomatike, hisotroke e zgjidhet në rrugë politike duke angazhuar të gjithë faktorët për ta zgjidhur, duke përfshirë dhe shtetin shqiptar. Ajo ka filluar si çështje politike, pasi ka qenë politikë e qartë e Greqisë për të asimiluar shqiptarët e Çamërisë si sot e 103 vite përpara”, tha Idrizi në ceremoninë për përzgjedhjen e kryetarit të ri të shoqatës ‘Çamëria’. Kreu i ri i kësaj shoqate u zgjodh Abaz Hado.
/Shqiptarja.com











