Ai u shpreh se populli maqedonas nuk duhet të brengoset për “humbjen” e gjuhës dhe identitetin e tyre nëse arrihet marrëveshje me Greqinë. Ai madje theksoi, se nëse vjen puna deri te identiteti, atëherë nuk ka marrëveshje.
“Ne po negociojmë për emrin e shtetit dhe jo për gjuhën dhe identitetin e maqedonasve. Tani është koha për zgjidhje, tani është momenti dhe ne duhet ta kapim atë. E di që nuk është lehtë por më tutje do të bëhet më vështirë prandaj këto muajt që vijnë janë kyçe dhe deçiziv për një zgjidhje për të dyja vendet” tha Nimic.
Nimic tha se zgjidhja është shumë afër dhe flitet për javë, e muaj për ta zgjidhur çështjen, e jo vite. Në të ardhmen nuk do të ketë situatë më të lehtë, prandaj duhet të zgjidhet çështja tani, pra duhet të ecet përpara.
Pas takimit me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev, Methju Nimic tani është në takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe në këto momente pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Methju Nimic në orën 10:00 është takuar me presidentin Gjorge Ivanov, ndërsa në këtomomente po zhvillon një takim me kryeministrin Zoran Zaev, ndërkaq më pas pritet që të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ku edhe pritet të japë deklaratën e parë zyrtare të tij.
Ndërmjetësuesi i OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit, Methju Nimic ditën e sotme e ka filluar me vizitën e parë në vilën Vodno me presidentin Gjorge Ivanov . Pas bisedave me Ivanovin, Nimici do të ketë takime të ndara edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickovski.
Methju Nimic sot në ditën e dytë të vizitës në Shkup do të zhvillojë takime me presidentin e vendit Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarin BDI-së Ali Ahmeti dhe në fund fare me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski. Ai erdhi dje në Shkup dhe menjëherë pas arritjes në hotel deklaroi shkurt se “pas Athinës pret bisedime të mira edhe në Shkup”.
“Kishim takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. I gëzohem takimeve me Qeverinë dhe liderët tjerë”, deklaroi ndërmjetësi i KB-së Methju Nimic menjëherë pas mbërritjes në Shkup.
Dje, zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, konsiderojnë se tani është koha e vërtetë të gjendet zgjidhje dhe se ekziston vullnet politik dhe ndërtim i marrëdhënieve me Greqinë, të cilët janë nga një nivel më lartë nga që ka qenë deri në vitet e kaluara.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë greke Koxias, zbuloi se Greqia nga mesi i shkurtit do t’i parashtrojë Maqedonisë projekt marrëveshje me katër pika – propozime për emrin, irredentizmin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rajonale të Maqedonisë dhe masa për axhendën pozitive.
Për atë nëse Qeveria e Maqedonisë ka qenë e njoftuar për planin e Greqisë, zëdhënësi i Qeverisë dje theksoi se bashkërisht vijojnë të gjitha gjërat.
“Bisedimet zhvillohen nën ndërmjetësimin e Methju Nimic në kuadër të OKB-së. Në atë kornizë zhvillohen edhe takime të drejtpërdrejta mes ministrive të punëve të jashtme, pastaj u ngrit një shkallë më qartë në nivel kryeministrash. Bisedimet, negociatat zhvillohen ashtu që bashkërisht i punojnë të gjitha punët”, tha Boshnjakovski.