FIER- Pretendenti socialist për kryetar të Këshillit të qarkut të Fierit Vangjel Ndreko tërheq padinë në themel nga gjykata e Fierit, në lidhje me mbledhjen nga prefekti të Këshillit të Qarkut më datë 16 nëntor 2011.
Ndreko me këtë padi kërkonte të shpallej e pavlefshme dhe të paligjshme mbledhjen e datës 16 nëntor po kështu dhe të paligjshme të shpallen dhe vendimet e marra nga ky vendim, i cili emërtoi Artur Shehun si kryetar të këshillit të qarkut, dhe ku morën pjesë 14 këshilltarë me mandat të paligjshëm. Gjithashtu në këtë padi kërkohej që gjykata të shpallte të paligjshme mandatin mandatin e këshilltarëve.
“Cështja e themelit u shty nga gjyqtari Skënder Domini për një 1 vit. Ka nisur në nëntor 2011 dhe sot jemi në 12012, gjykimi i çështjes nga pikëpamja e kohës ka humbur aktualitetin pasi duhej të shqyrtohej brenda 30 ditës.
Ndërkohë që Gjykata e Apelit Vlorë vërtetoi se prefekti kaloi kompetencat dhe 3 shkallët e gjyqësorit vërtetuan se 11 këshilltarët ishin të paligjshëm dhe rivendosen të gjithë këshilltarët e zgjidhur para 21 shtatorit”- tha Vangjel Ndreko, në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.
Sipas Ndrekos të dyja cështjet që shqyrtonte padia, janë zgjidhur nga gjyqësori dhe nuk ka më vlerë,për të vërtetuar nëse mbledhja ishte e paligjshme “Unë tërhoqa se kjo cështje është e mbyllur”- tha Vangjel Ndreko.
I kërkojmë kryeministrit të zbatojë vendimin gjykatave për këshilltarët. Problemi është që gjithë këshilltarët që kanë fituar mandatin në mbledhjen e shtatorit duhet të ulen në këshill dhe nuk mund të hiqen për arsye politike”- tha pretendenti socialist për kryetar të Këshillit të qarkut të Fierit.
Ai kërkoi që kryeministri t’i japë urdhër prefektit të mos bllokojë listën e këshilltarëve të qarkut por të hartojë listën. “Ne do të vazhdojmë betejën. Kërkojmë zbatimin e vendimeve të gjykatës.”- tha Ndreko duke shtuar se sipas tij ngërçi i Fierit zgjidhet vetëm nëse “çështja zgjidhet vetëm nëse kryeministri zbaton vendimet e gjykatës për këshilltarët e mandatuar më 21 shtator. Ngërçin nuk e zgjidh mocioni” .
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com