Të liruarit nga akuza në rastin e Kumanovës nuk janë lënë të lirë nga paraburgimi në burgun e Shutkës.
/Shqiptarja.com
Shkak për këtë situatë është bërë vonesa e përpilimit të vendimit nga ana e gjykatës. Personat që janë akoma në paraburgim, por që janë liruar nga akuzat për rastin e Kumanovës janë, Besnik Bajrami, Besnik Ajdini, dhe Fazli Osmani, por ende vijojnë të mbahen në kushtet e paraburgimit, pasi gjykata nuk ka siguruar prova të mjaftueshme për ta.
Prokuroria Publike nuk është ankuar për vendimin e gjykatës që të lirojë të akuzuarit për mungesë provash. Ndërsa i akuzuari Ibrahim Murtezani ka qenë dhe vijon të mbetet në arrest shtëpie derisa të përpilohet vendimi përfundimtar nga ana e gjykatës.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com






