Çështja “Xhuvani”, Berisha: Rama
urdhëroi falsifikimin e provave

Çështja “Xhuvani”, Berisha: Rama<br />urdhëroi falsifikimin e provave
TIRANE- Kur ka kaluar më shumë se një muaj, nga masakra në Tiranë, ku 4 persona mbetën të vrarë me armë zjarri në një lokal nate, ndërsa i dyshuar si autor kryesor i ngjarjes u arrestua Kostandin Xhuvani, reagon sërish ish-kryeministri Sali Berisha. Ish-kreu i qeverisë akuzon kryeministrin Rama se policia e tij ka prishur provat e krimit. Berisha shkon edhe më tej, duke akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se “ka urdhëruar falsifikimin e provave, duke krijuar lehtësira për Kostandin Xhuvanin”.
 
“Partia e Kostandinit, PK, prish provat e krimit!!
 
Te dashur miq, Edi Rama ka shndërruar PS ne partine e vrasësve serialë, përdhunuesve, trafikanteve te drogës, prostitucionit ndaj dhe njerëzit por edhe mediat tani nuk flasin me për Parti Socialiste, PS, por për Parti te Kostandinit, PK.
 
E vërteta është se ne mbrojtje te Kostandinit, vrasësit serial te katër viktimave dhe ne tërësi xhelatit te pese qytetareve me urdhër te Rames, janë prishur nga police te PK-se provat e krimit. Kështu, fill pas ngjarjes, minutat e para te saj, mediat njoftuan se ne vendin e krimit ndodhej edhe një tjetër qe u përfol si djali i një prej anëtarëve te kupolës se PK. Madje po mediat njoftuan se, po atë dite, personi enigmatik u largua nga Shqipëria. Gjithashtu u njoftua se policia disponon një revolver te gjetur ne vendin e ngjarjes, qe nuk dihet se kujt i përket.
 
Sot nje ish prokuror njëkohësisht i ati i njërit prej djemve te ekzekutuar nga Kostandini, denoncon publikisht dhe ne mënyre te pakundërshtueshme se policia e PK ka prishur dhe falsifikuar provat e krimit te vrasjes se 4-fishtë.
 
Rama, për te lehtësuar vrasësin e tij serial, te cilin ai e kishte asin e partisë dhe me te cilin hidhte koka dhie dhe eliminonte kundërshtaret e tij, ka urdhëruar fallsifikimin e provave. Te njëjtën gjë beri Rama me dëshmitarin e vrasjes se komisarit Lame, te cilit ne vendin ku gjoja e kishte fshehur policia, i dërgoi familjaret e te akuzuarit për vrasje për t'i mbyllur gojën atij! Këto zhvillime dramatike, ky shndërrim i PS nga Rama ne partine e Kostandinit, PK, është një ogur i zi për vendin dhe stabilitetin e tij!! Sb”, shkruan Sali Berisha në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim