ROME - Gjykata e Milanos ka dënuar me 7 vjet burg ish-kryeministrin Silvio Berlusconi, për marrëdhënie me pagesë me një vajzë gjatë kohës që ajo ka qenë minorene.
Gjithashtu liderit të PDL-së i hiqet e drejta për gjithmonë për t’u zgjedhur në institucionet publike.
Vajza marokene e njohur me pseudonimin “Ruby” e përfshirë në këtë skandal ka thënë se në vilën e Berlsuconit nuk kanë ndodhur ndonjë skenë me natyrë seksuale. Çështja “Ruby” e cila shpërtheu në vitin 2010, është ndjekur me interest të madh nga shtypi botëror.
Gjatë viteve të fundit miliarderi Italian është përballur me shumë akuza si mashtrim taksash, korrupsion dhe tentativat e tij për t’i shpëtuar drejtesisë duke zgjatur proceset deri në skadimin e afatave kanë qënë të sukseshme, por mesa duket kësaj radhe është ndryshe.
Berlusconi është shprehur gjtihmonë se ai është një viktimë e prokurorëve dhe gjykatësve që janë kundërshtarë të politikës së tij.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com