Çfarë është Dark Web (rrjeti i errët) në Internet
Dark web (rrjeti i errët) është emri i një rrjeti "privat" që operon brenda internetit. Me t'u lidhur në ueb, arrin të kesh akses në një shumëllojshmëri përmbajtje dhe sitesh ku nuk mund të futesh me mjetet tradicionale të kërkimit si Google apo Bing.
Dark web (rrjeti i errët) është emri i një rrjeti "privat" që operon brenda internetit. Me t'u lidhur në ueb, arrin të kesh akses në një shumëllojshmëri përmbajtje dhe sitesh ku nuk mund të futesh me mjetet tradicionale të kërkimit si Google apo Bing. Është një lloj klubi privat gjysmë sekret ku lejohen të futen vetëm anëtarë të caktuar. Siç shpjegojnë ekspertët nuk kemi vetëm një “Dark Web” të vetëm, por shumë të tillë, disa kanë akses të lirë ndërsa disa të tjerë kërkojnë që të paguash për të hyrë.
Ndryshe nga interneti tradicional, ku të gjithë vizitojnë Facebook, Google bëjnë blerje online dhe lexojnë lajme. "Dark web" është komplet ndryshe. Kur bën një kërkim në “Dark Web” kërkimi kalon në një tjetër rrugë përmes gjithë përdoruesve të tjerë, në vend që të kalojë direkt nga kompjuteri juaj përmes router-it që keni. Kjo e bën të vështirë për autoritetet apo kompaninë e internetit që të përcaktojnë se nga vjen kërkimi. Mbase është pikërisht kjo shkallë e lartë anonimiteti që e bën “Dark Web", vendin ideal për përmbajtje ilegale si psh: pornografia me të mitur, shitja e lëndëve narkotike apo çdo gjë tjetër që mund të imagjinosh në tregun e zi, deri tek tregu i vrasësve me pagesë. Websitet në Dark Web përdorin domainin (.onion) ndryshe nga domaine që njohim si: .com, .net, .gov, .al, .org, etj)
Ekziston dhe "Deep Web" por ndryshe nga "Dark Web" që është i kufizuar dhe nuk mund të vizitohet nga gjithkush, "Deep Web" përmban materiale që nuk mund të dalin në kërkimet në motorët e kërkimit në internet por mund të vizitohen vetëm nëse keni një link direkt.
Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.4%
-
Nuk e di
16.8%
Vota total: 1615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht, 09:06
-
Lufta/ Mes raketave e pritave sulmi i Kievit në Kursk nuk ndalet, Moska ka frikë për termocentralin bërthamor
10 Gusht, 08:58
-
Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
10 Gusht, 08:25
-
Lufta/ Izraeli godet një shkollë në Gaza, 100 të vrarë, IDF: Strehë e Hamasit
10 Gusht, 08:03
-
Temperatura deri në 40 gradë Celcius, ja parashikimi i motit për fundjavën
10 Gusht, 07:45
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
10 Gusht, 07:26
-
Eshtë më mirë të jesh i kujdesshëm... Çfarë thonë yjet për ju sot
10 Gusht, 07:05
-
RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar (VIDEO)
9 Gusht, 23:07
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21