Çfarë është Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) është krijuar pranë Këshillit të Ministrave për të organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar. Drejtori i saj emërohet nga Kryeministri.

DSIK-ja ka këto detyra:
Harton politika, programe e procedura për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe kontrollon zbatimin e tyre prej institucioneve. U rekomandon drejtuesve të institucioneve marrjen e masave të shpejta dhe të përshtatshme për korrigjimin e shkeljeve të vërejtura.

Mbikëqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre.
Harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin. Kryen rishikimin e programeve të secilit institucion, kërkon raporte nga këto institucione dhe bashkëpunon për përmbushjen e përgjegjësive.
Bën certifikimin e personelit, i cili do të administrojë informacionin e klasifikuar.

Informon të paktën një herë në gjashtë muaj Kryeministrin për çështjet e mësipërme.
I propozon Këshillit të Ministrave akte nenligjore për çështjet që lidhen me ruajtjen e informacionit të klasifikuar.

Shqyrton kerkesa per autoritet klasifikues nga institucione qe nuk e kane ate, dhe nese eshte e pershtatshme, ia propozon per miratim Kryeministrit

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë