Çfarë është Këshilli i Prokurorisë

Çfarë është Këshilli i Prokurorisë?
Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë është një institucion kushtetues në Shqipëri. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar, ku përfshihen zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli i Prokurorisë dhe prokuroritë pranë sistemit gjyqësor. Shkalla e hierarkisë në organin e Prokurorisë përcaktohet nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin për prokurorinë.
Cili është funksioni i Këshillit të Prokurorisë?
Këshilli i Prokurorisë organizon konkursin për kandidatët për prokurorë dhe të atyre që do të ngrihen në detyrë, shqyrton vlerësimin e punës, si dhe jep mendim për shkelje disiplinore të kryera nga prokurorët, për të cilat Prokurori i Përgjithshëm i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin nga detyra. Këshilli i Prokurorisë ka funksion këshillimor dhe ia paraqet në çdo rast mendimin e vet Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilli i Prokurorisë përbëhet nga shtatë anëtarë: një përfaqësues i Presidentit, një përfaqësues i Ministrit të Drejtësisë si dhe pesë prokurorë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim