Berisha mësohet të ketë thënë se: “kryetari i ri i merr të gjitha. Pra ai krijon ekipin apo stafin e tij dhe për pasojë do ketë dhe shumicën e forumeve drejtuese pasi do e mbështesin në punën e tij për ringritjen e PD”.

Berisha mësohet të ketë thënë se: “zgjedhja e liderit të ri do ndikojë dhe në formatimin e Këshillit Kombëtar në Kuvendin e ri, kryesisë së re në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar e të sekretariatit e nënkryetarëve, që përbëjnë ekipin e ngushtë e përfaqësues për të drejtuar partinë, përballuar fushata elektorale”.

Berisha mësohet të ketë thënë se: Shpresoj që do të jetë fundi korrikut, fillimi i gushtit. Pas zgjedhjes së lidershipit të ri, ai do të ketë të drejtë të formulojë, hartojë listën e kryesisë, t’jua paraqesë forumeve të partisë dhe ne jemi PD, Forumet kanë të drejtë të shtojnë vetë në listë dhe në këtë mënyrë ecim të sigurtë drejt asaj që themi një fillimin i ri i fuqishëm”.