Çfarë fshihet pas largimit nga puna
të kryestrategut të Trumpit?

Çfarë fshihet pas largimit nga puna<br />të kryestrategut të Trumpit?
Presidenti Trump shkarkoi nga puna të premten këshilltarin e tij kryesor, Stephen Bannon. Të premten, Bannon u kthye tek puna e tij e mëparshme, si shef ekzekutiv i portalit të ekstremit të djathtë, “Breitbart Neës”. Bannon pati marrë drejtimin e këtij portali pas vdekjes të themeluesit të tij, Andreë Breitbart, në vitin 2012. Me ardhjen e Stephen Bannonit në krye, “Breitbart Neës” mori një drejtim edhe më nacionalist nga ç’kishte më parë, duke pasqyruar idetë e lëvizjes së ekstremit të djathtë.

Bannon njihet si personi që e ndihmoi Donald Trumpin të siguronte fitoren në zgjedhje, duke futur frymën populiste dhe nacionaliste në mesazhin e tij drejtuar elektoratit. Por gjatë këtyre muajve thuhet se ai kishte patur kontradikta me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit, përfshirë dhëndrrin e presidentit, Jared Kushner. Disa mbështetës të Trumpit i patën bërë thirrje atij që ta shkarkonte ndihmësin e tij kryesor.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Bannon i tha televizionit “Bloomberg Neës” se “do të luftonte në favor të Presidentit Trump me kundërshtarët të tij në Kongres, në mediat dhe në korporatat amerikane”. Në një tjetër intervistë, për “The Weekly Standard” Steve Bannon tha: “Tani jam i lirë, përsëri me duart në armët e mija.

Dikush më pati quajtur ‘Bannon barbari’ … Dhe tani unë jam më i vendosur se kurrë ta shkatërroj opozitën”, - tha ish-ndihmësi i afërt i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.
 
Arsyet
Steve Bannon ishte këshilltari më kontradiktor i Donald Trumpit. Para zgjedhjeve, kur ishte drejtor ekzekutiv i faqes ksenofobe Breitbart, ai u quajt “operatori politik më i rrezikshëm në Amerikë”. Një vit më parë Trump e vuri në krye të fushatës zgjedhore dhe u konsiderua krijuesi i mesazhit populist, anti-imigracion dhe proteksionizmit ekonomik, që e çuan atë drejt fitores. Shfaqja “Saturday Night Live” e paraqiste si djallin, i matur dhe i kudogjendur, prapa shpinës së Trumpit.

Rënia nga pozicioni i Eminencës Gri i Shtëpisë së Bardhë vjen më e heshtur se sa ngjitja e tij, me një shënim të shkurtër: “Shefi i Shtabit John Kelly dhe Steve Bannon kanë rënë dakord reciprokisht, se sot do të jetë dita e fundit për Steve”. Bannon pretendon se ai ka dhënë dorëheqjen, por të gjithë thonë se ai u shkarkua pas presioneve të vetë Kellyt, i cili vendosi të vërë rregull në Shtëpinë e Bardhë.

Thikat e armiqve të tij të shumtë ishin mprehur prej kohësh, dhe kundër tij luante dhe fakti që Trumpit kurrë nuk i pëlqeu që shtypi e quante: “Presidenti Bannon.” Ai i vodhi skenën.

Që nga dita e parë, ai ishte përplasur me këshilltarin e dytë të Trump, Jared Kushner. Roli i tij fillestar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare shpejt iu hoq. Ai ishte në konflikt të hapur me gjeneralët: Mattis në Pentagon, McMaster në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ishte i dyshuar për dërgimin e informacioneve tek Breitbart për të diskredituar këtë të fundit. Në politikën e jashtme, mosmarrëveshja ishte totale: strategjia në Afganistan, dje e vënë në pyetje, gjeneralët që donin më shumë trupa dhe ai që sugjeronte privatizimin e luftës me mijëra kontraktorë.

Në një intervistë të pazakontë, tri ditë më parë, në revistën liberale American Prospect, Bannon kishte kritikuar ashpër Gary Cohn, ish-drejtues në Goldman Sachs dhe ish-këshilltar ekonomik për Trumpin, i cili konsiderohet nga bota e biznesit e vetmja shpresë për të vazhduar uljen e taksave, liberalizimin, rifillimin e punimeve në infrastruktura. “Ata e bëjnë në brekë”, tha ai për rivalët e tij, duke premtuar se do të vendoste fajkonj në vendin e tyre. Prioriteti për të ishte “lufta ekonomike me Kinën”.

U tha se Bannon kishte këshilluar presidentin që të mos dënonte suprematistët e bardhë dhe të djathtën alternative, në fjalimin e tij për dhunën në Charlottesville, pasi ata janë pjesë e bazës së tij elektorale. Të tjerë argumentojnë se Trump mendon në të njëjtën mënyrë. Më e vështirë është të parashikosh se çfarë do të ndryshojë tani. Bannon do të vazhdojë të punojë me Breitbart dhe gjithashtu me miliarderin Bob Mercer, huadhënësin e madh të Trump dhe të “Alt-Right”.

“Luftë!” kërcënonte në Tëitter faqja e Breitbart dje. Por, luftë kundër kujt? Kundër “globalistëve” rivalë të Bannonit që qëndruan në Shtëpinë e Bardhë? Sigurisht, fuqia e tij do të mbetet e madhe dhe do të jetë në gjendje ta përdorë atë në favor, apo kundër administratës. Nga ish-bankier i Goldman Sachs, në producent të Hollivudit, Bannon u bë filozof nacionalist i djathtë. Ai ka thënë gjithmonë se lëvizja do të vazhdojë, madje edhe pas Trumpit.
 
Strategu që guxoi shumë
Ai e mbajti në krah të tij, kur shtypi amerikan e quante Rasputini i Shtëpisë së Bardhë. Ai shtrëngoi dhëmbët, kur revista “Time” e quajti Steve Bannon në kopertinën e saj, si presidenti i vërtetë i SHBA. Të thuash, pra, se “krye-narcizisti” i ka treguar derën ideologut të tij, sepse nuk duronte dot më praninë e tij të rëndë, sepse është i zemëruar për librin e Joshua Green “Pazari i Djallit”, në të cilin ai lartëson figurën e udhëheqësit kulturor të së djathtës alternative, nuk është pa themel, por gjithësesi është thjeshtësuese.

Ashtu siç do të ishte thjeshtësuese t’ia hidhnim me konfirmimin e parashikimeve të shumëkujt, disa muaj më parë: me një udhëheqës të rrëmbyer, të shfrenuar dhe të paskrupullt, si Trump, të vetmit që mund të ndiheshin të sigurt ishin personazhet e lidhura me të nga marrëdhënie të pandara: anëtarët e familjes së tij.

Narcisizmi hyn në dëbimin e Bannon, por të paktën për një herë nuk është Trump: është ideologu i tij. I cili, ndonëse i vetëdijshëm se kishte kohë që kishte përfunduar në shënjestrën e një Trumpi gjithnjë e më të irrituar për kaosin në Shtëpinë e Bardhë, nuk arriti të qëndrojë për pak i qetë, nën ujë, siç kish thënë se donte të bënte. 

Shpirti i tij prej aktivisti rebel e shtyu të vazhdojë, në mënyrë të fshehtë, luftën kundër gjeneralëve dhe bankierëve të Trumpit. Shefi i ri i Kabinetit, gjenerali i marinsave John Kelly, i tregoi menjëherë derën Anthony Scaramuccit, por nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë me Bannon. I cili megjithatë, pikërisht ashtu si Scaramucci, u vetëshkatërrua me autogolin e një bisede që bëri me median.

Tjetër stil, krahasuar me vulgaritetin e Anthony, natyrisht: Bannon konceptoi një plan të rafinuar, por pati iluzionin të mendonte se një intelektual i të majtës radikale si Robert Kuttner, i “American Prospect”, mund të harronte gjithçka që e ndan nga ai, duke nisur nga çështjet racore, dhe të bënte një pakt të fshehtë të dy ekstremeve kundër Kinës dhe kundër establishmentit që mbështet Trumpin. Kuttner e bëri menjëherë publike bisedën (që Bannon as kish marrë mundimin ta kërkonte të mos bëhej publike). Kështu Kelly pa kokën e Bannon t’i shërbehej në një pjatë të argjendtë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat