Çfarë humbet vendi ynë nga shkeljet që janë bërë në tenderin e uniformave të ushtrisë?
Janë plotë 14 milionë euro, të cilat përfitohen në mënyrë të padrejtë nga miku i ngushtë i ministrit Imami aq më tepër pa një tender të hapur.

A ka patur raste të tjera të shkeljet të ligjit për tenderat?
Po. Edhe më parë ministri Imami është akuzuar për shitje të pronave të ushtrisë pa tendera ose me çmime të ulëta, duke favorizuar të afërm të tij, apo të qeveritarëve të tjerë. Po ashtu skandal tjetër që është përfshirë ministri i Mbrojtjes është pikërisht edhe ai i uniformave të policisë pak kohë më parë.

A janë akuzuar ministri të tjera për shpërdorim të fondeve të shtetit për interesa të tyre vetiake?
Po. Opozita shpesh herë ka ngritur akuza pothuajse për çdo ministri, të cilat kohët e fundit pas humbjes së zgjedhjeve kanë shpërdoruar shuma të mëdha lekësh, duke krijuar një boshllëk të madh në arkën e shtetit.