Sipas tij, e gjithë opozita do jetë në një front të bashkuar për këtë çështje, duke shtuar se nëse nuk jepen përgjigje të qarta, klientët dhe baronët e drogës dhe krimit do vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushtetit.
“Meqë të premten që lamë pas në një ditë të veçantë dhe anormale si u zhvillua, ne kaluam vendimin për komisionin e përbashkët të reformës zgjedhore. Grupi konkludoi që thelbi dhe dy shinat ku reforma duhet të ecë që të jetë e besueshme e transformon rrënjësisht zgjedhjet e shqiptarëve dhe rezultati është të ndalohet me çdo mjet element ligjor dhe jo vetëm shitblerja e votës. Së dyti, kriminalizimi i saj, përfshirja e kriminelëve dhe si kandidat dhe si mbështetës në fushatë. Ndaj, në sinkron të plotë besoj e gjithë opozita do të jetë në këtë çështje në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë këto përgjigje të qarta, klientët dhe baronët e drogës dhe krimit do vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushtetit”, tha Vasili.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com










