Çfarë indikacioni ka pasur gara elektorale mes Bashës dhe Olldashit në marrëdhëniet mes anëtarësisë në kryeqytet dhe gjithë vendin?
Që një garë e brendshme në një parti politike të shkaktojë pakënaqësi është më shumë se normale, pasi nuk mund të bashkohen sensibilitetet në një kandidaturë të vetme kur ka dy të tilla. Por përdorimi dhe i levave të atij pushteti që ke në dorë, siç ndodhi në kryeqytet me përdorimin e policisë bashkiake dhe inspektoratit të ndërtimit në favor të një kandidati të caktuar që është epror i këtyre levave të pushtetit, është shumë e rëndë. Aq më tepër kur dëmton dhe pronën e mbështetësit të rivalit Brenda partisë. Kjo ka ndodhur dhe me njerëzit e Bashës të cilët kanë ndërhyrë dje ndaj mbështetësit të Olldashit.
Çfarë pasojash mund të sjellë një përllasje e tillë brenda PD jo vetëm në kryeqytet por dhe në mbarë vendin, pasi ka pasur dhe lënie jashtë listave të votimit?
Përplasje të tilla mund të sjellin një përçarje brenda PD, çka mund të përkthehet në shkëputje të tjera nga trungu i PD, pavarësisht thirrjes së dy kandidatëve për bashkim të të gjithë të djathtës përballë të majtës së bashkuar. Dhe kjo do të ishte rrënuese, pasi dhe Topi me FRD jo pak humbje solli në këto zgjedhje për PD.
/Shqiptarja.com