■ Çfarë ka ndodhur?
Nisja e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, është shoqëruar me protesta nga banorët.

■ Përse protestojnë banorët?
Janë rreth 240 pronarë të shtëpive që do të shemben pasi preken nga ndërtimi i bulevardit të ri, që janë të pakënaqur me çmimet me të cilët qeveria shqiptare u ka vlerësuar pronën.

■ Sa është vlera?
Sipas vendimit të qeverisë së publikuar vetëm tre ditë më parë, çmimi me të cilën do të kompensohen këta banorë për një metër katrorë është 23-26 mijë lekë të reja.

■ Çfarë pretendojnë banorët?
Ata e konsiderojnë këtë çmim qesharak, pasi është shumë më i ulët se sa çmimi i tregut. Ata kërkojnë rishikim të çmimit.

■ A ka pasur ndonjë reagim për këtë gjë nga kryebashkiaku Basha?
Gjatë ditës së djeshme ai u ka premtuar banorëve se do të korrigjojnë tabelat e çmimeve me të cilat u është vlerësuar prona, në mënyrë që ata të mbeten të kënaqur nga lekët e dëmshpërblimit që do të marrin.