Çfarë ka ndodhur sot në botë
ja gjithçka që duhet të dini

Çfarë ka ndodhur sot në botë<br />ja gjithçka që duhet të dini
Gjithçka që duhet të dini për ditën e sotme, lidhur me ndodhitë më të rëndësishme që kanë ndodhur në botë.

Itali: Ministria e zhvillimit ekonomik Federica Guidi ka dhënë dorëheqjen pas përgjimit, ku dëgjohej të bisedonte me kolegun e saj, Gianluca Gemelli, lidhur me disa ndryshime në ligj që do të favorizonin interest e veta në fushën e naftës.

Indi: Numri i të vdekurve në shembjen e mbikalimit në ndërtim e sipër në Kalkuta ka shkuar në 23. Vijojnë përpjekjet për të nxjerrë personat që kanë ngecur brenda rrënojave.

Libi: Qeveria e unitetit kombëtar e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon takime në bazën detare ku është e vendosur për momentin . Një zyrtar i lartë ushtarak ka bërë me dije se po punojnë për të siguruar institucionet shtetërore në kryeqytet.

Francë: Mijëra qytetarë kanë dalë në protestë në Paris dhe qytete të tjera kundër ligjit të reformës së punës.

Brazil: Dy anëtarë të tjerë kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria Rousseff, e goditur nga një skandal korrupsioni. Ata janë George Hilton, Ministri i Sporteve dhe Adilson Moreira, kreu i sigurisë në Olimpiadën e ardhshme në Rio de Janeiro.

Koreja e Veriut: Presidenti amerikan, Barack Obama, presidenti i Koresë së Jugut Park Geun-hye dhe kryeministri japonez Shinzo Abe do të fillojnë të bëjnë presion mbi Korenë e Veriut në përgjigje të testeve të saj të fundit bërthamore dhe të raketave.

Turqi: Presidenti turk Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se do të vazhdojë të hedhë në gjyq këdo që do ta fyejë. Në Turqi, shumë gazetarë dhe kritikë të presidentit tashmë janë burgosur.
 
Afrika e Jugut: Gjykata e Lartë urdhëroi presidentin Jacob Zuma të kthejë 16 milionë dollarë nga fondet e shtetit, që i ka përdorur për të rikontruktuar shtëpinë e tij private.
 
Belgjikë: Aeroporti Zaventem në Bruksel, që u godit nga sulmet terroriste më 22 mars, është gati për t’u hapur përsëri, por fluturimet nuk do të fillojnë përpara mbrëmjes së sotme.
 
Shtetet e Bashkuara: Një polic është vrarë nga një person i armatosur në afërsi të stacionit të autobusëve Greyhound në Virxhinia. Policët e tjerë që ishin pranë vendngjarjes kanë qëlluar duke vrarë autorin.
 
Kinë: Në pesë vitet e ardhshme do të hapen 1250 restorante të reja McDonald.

Shtetet e Bashkuara: Kalifornia do të jetë shteti i parë federal që do të rrisë pagën minimale në 15 dollarë në orë .
bota
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari