TIRANE- Në vilën trekatëshe te Rruga "Leonardo Zoto", diku afër universitetit Iliria, kur merr Kodrën e Diellit janë hapur dyert e mortit. Gratë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e siç e do zakoni, burrat nga ana tjetër. Sipas familjarëve që ishin në familje, deri në një farë ore nuk i ishte thënë asgjë për vrasjen bashkëshortes, Rushijes, dhe fëmijëve, Arlinda (19 vjeç), Alma (21 vjeç) edhe Arbit, 14 vjeç edhe pse ky informacion, menjëherë sapo ndodhi, u transmetua në të gjitha mediat kombëtare.

 Njëri nga vëllezërit e komisar Adem Tahirajt, ishte në morg, ndërsa priste të përfundonin gjithë ekzaminimet e nevojshme për komisarin e vrarë në krye të detyrës. Familjarët ishin në pritje edhe të vëllait tjetër të komisar Adem Tahirajt, i cili pak ditë më parë ishte nisur drejt Belgjikës për të parë fëmijët që qëndronin andej. E ndërkohë familjarët janë kontaktuar edhe nga drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, të cilët do të merren me ceremonitë e funeralit që pretendohet të bëhet ditën e sotme.

Në familje nuk duan as të filmohet, dhe as të ketë intervista. Komshijtë hyjnë e dalin në vilën tre katëshe të komisarit dhe nuk kursejnë fjalët më të mira për të. E konsiderojnë komisari i hekurt, si një njeri pa fjalë e pa probleme. "Ishte një njeri shumë i respektueshëm" thotë një banore e zonës aty.
Tupi i cili pritej të vinte pranë familjes rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme, nuk kishte mbërritur akoma, duke u çuar pranë familjes rreth mesnatës.
(eq/sg/shqiptarja.com)