Gjykata e Lartë

Ligji për Gjykatën e Lartë shton Kolegjin administrativ, pranë kësaj trupe. Gjykata e Lartë do të përbëhet nga 19 anëtarë. Ndryshojnë kushtet dhe kriteret bazë për zgjedhjen e gjyqtarëve. Presidenti duhet të konsultohet paraprakisht me kryetarët e grupeve parlamentare për anëtarët e kësaj gjykate.

Statusi i Shërbimit Civil

Ligji i dytë ka të bëjë me statusin e Shërbimit Civil, i cili vecc mbrojtjes më të fortë të administratës, u jep edhe disa liri politike sicc është marrja pjesë në fushata zgjedhore. Ligji i ri sjell risi si: forcimi i institucioneve ligjzbatuese; departamenti dhe komisioni i Shërbimit Civil; krijimi i shkollës së Administratës Publike, etj. Krijimi i trupës së lartë të nëpunësve civilë është një tjetër risi e ligjit.

Rregullorja e Parlamentit

Ligji i tretë amendoi rregulloren e parlamentit dhe statusin e deputetit, duke barazuar kohën e të folurit mes kryeministrit dhe liderit të opozitës në seancë. Rregullorja parashikon që të publikohen shpenzimet financiare të Kuvendit Brenda ccdo dy muajve në faqen zyrtare në internet. Për rregulloren shtohen sekretariati për buxhetin e kuvendit. Në konferencën e kryetarëve shtohen që të marrin pjesë zvendëskryetarët e kuvendit, kryetarët e komisoneve të përhershëm. Shtohen sekretari administrativ dhe këshilltar për cdo grup parlamentar. Deputetet përjashtohen nga 21 ditë në 10 ditë nga seanca.