Çfarë parashikon SEN?
SEN parashikon projektin e numërimit elektronik në Qarkun e Fierit. Ky është projekt pilot, nëse do të realizohet, do të jetë i pari që implementohet në vendin tonë. Gjithësesi komisionerët janë përgatitur edhe për numërimin manual. SEN parashikonte fletën e votimit me 42 subjekte, ndërkohë që do të jenë 66 subjekte, veçse qarku i Fierit dhe i Vlorës do të kenë edhe dy kandidatë të pavarur.

Çfarë parashikon SEV?
SEV parashikon procesin e verifikimit elektronik të mjeteve të identifikimit të zgjedhësve, që do të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ndonëse testimi i këtij projekti pilot që do të mund të aplikohet në Qarkun e Tiranës hasi një sërë problemesh, nuk dihet nëse ky projekt do të implementohet në mbi 1400 qendra votimi që janë në këtë qark.

Çfarë ndodh nëse nuk implementohen këto dy projekte?
Nëse këto dy projekte nuk do të implementoheshin, atëherë në Fier do të aplikohej numërimi elektronik, ndërsa në Tiranë verifikimi i zgjedhësve do të bëhet vetëm nëpërmjet verifikimit me listat.