Çfarë po ndodh me Norën e
Tunën? 2 kunatat zihen sërish

Çfarë po ndodh me Norën e<br />Tunën? 2 kunatat zihen sërish
Kur pamë Tunën dhe Norën dorë për dore në eventin e Valdrin Sahitit në nëntor të 2016-ës, menduam se gjithçka mes dy personazheve më të përfolura të showbiz-it ishte sqaruar.

Ato janë diskutuar gjithmonë për një marrëdhënie problematike, por pasi u bënë pjesë e së njëjtës familje, menduam se çdo keqkuptim ishte hedhur pas krahëve.

Por sado të urrejmë ta pranojmë, jemi gabuar. Mirë foto që nuk kanë publikuar bashkë, por të dyja artistet as nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Pak e çuditshme, duke marrë parasysh që veçse kolege, janë edhe pjesë e së njëjtës familje. Tuna ndërkohë pritet të sjellë në jetë së shpejti fëmijën e parë me Patris Berishën.

Mbase bebushi bëhet arsye që familja e madhe të bashkohet më shumë. Megjithatë është e qartë se mëritë e vjetra janë ende të pranishme në jetën e të dyjave./Anabel

nora dhe tuna
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane