KESHILLI I QARKUT FIER
Në këshillin e qarkut të Fierit, siç kanë paralajmëruar demokratët, sot do të rimblidhet nën drejtimin e prefektit për të rishikuar të gjitha e marra pas konstituimit. Përfaqësuesit e PS-së në Fier kanë paralajmëruar trazira sociale nëse prefekti Bujar Hasa nuk tërhiqet nga idea për të rindërtuar këshillin e qarkut të drejtuar nga PS-ja dhe kryetari i zgjedhur Vangjel Ndreko.

KESHILLI I QARKUT GJIROKASTER
Në Gjirokastër Këshilli i Qarkut është i paralizuar në veprimtarinë e tij për shkak të procesit gjyqësor që ka hapur PD-ja lidhur me vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur në shtator të këtij viti dhe që i përket të majtës. Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës vendosi pararakisht pezullimin e aktivitetit të kryetarit të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Sulo Muçobega.