Çfarë po ndodh te Universtiteti i Arteve?
Rektorati ka nxjerrë një urdhër , në të cilin ka ngritur një komision për konkursin për rekrutimet e reja për personelin akademik në Fakultetet e UART, për vitin akdemik 2013-2014.

Çfarë nuk shkon në këtë urdhër?
Ajo që nuk shkon në këtë urdhër është se  të gjithë konkurentët për vendet e punës do të testohen njëlloj dhe nuk do të ndahen sipas gradave. Ndërsa ata që kanë grada më të larta sikurse janë profesorat dhe profesor i asociuar thjesht kanë 25 dhe 30 pikë më tëpër se ai që nuk ka grada shkencore.

Si vlerësohet karriera e tyre në këtë konkurs?
Sipas kritereve plotësuese përcaktuar nga ky urdhër , interpretim , veprat në skenë, koncertet , ekspozita etj, vlerësohen nga 0-10 pikë edhe botimet metodike dhe profesiale po me kaq pikë. Ndërsa të tjera nga 0-5 pikë. Kurse CV e tyre që futet po te kriteret plotëuese, thuhet në urdhër që “ Në dosjen konkuruese të kandidatit vlerësohet vetem krijimtaria e 5 vjeçarit të fundit”