Çfarë pritet të bëhet pas
largimit të qeverisë së vjetër?

■ Çfarë pritet të bëhet pas largimit të qeverisë së vjetër?
Pas largimit të qeverisë së vjetër, e cila largohet pas miratimit të dorëheqjeve të kabinetit qeveritar si dhe vetë kryeministrit ende në detyrë, kreu i shtetit pritet që të dekretojë edhe emrat për kabinetin e ri qeveritar.
 
■ Kur pritet që të bëhet dekretimi i qeverisë re?
Dekretimi i qeverisë së re pritet që të bëhet pas betimit të 140 deputetëve në Kuvend dhe pas propozimit të emrave të minisrtave të rinj në Presidencë. Sipas burimeve pranë Presidencës dekretimi i qeverisë së re mund të bëhet brenda datës 12 shtator, ndërkohë që të hënën, në datë 9 shtator, do të mbahet dhe seanca e parë plenare.
 
■ A do të ketë ceremoni dorëzimi të posteve ministrore apo dhe atij të kryeministrit te pasuesit?
Kryeministri në largim, Sali Berisha ka thënë se nuk do të ketë një ceremoni të dorëzimit të postit te Edi Rama. Mësohet se do të ketë një takim, paraprak në zyrën e Berishës mes Ramës por jo një shtrëngim duarsh mes tyre në media. Gjithashtu edhe ministrat nuk pritet që të bëjnë një ceremoni takimi me ministrat e rinj që do të vijnë në karriget e tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim