Nëse duam të bëjmë një ndërtim të ri apo shtesë, çfarë procedurash duhet të ndjekim?
Për çfarëdo punimi që secili prej nesh dëshiron të bëjë, duhet të aplikojë për leje ndërtimi pranë njësisë bashkiake apo komunës ku jeton. Vetëm pas miratimit të saj ai mund të nisë punimet në përputhje me ligjin.

A respektohet kjo procedurë në Tiranë?
Duke përfituar edhe nga fakti se administrata shtetërore është e angazhuar me zgjedhjet, në kryeqytet, thuajse në çdo cep të saj kanë nisur ndërtime të reja që ka nga themelet apo shtesa, krejtësisht në kundërshtim me ligjin dhe pa marrë leje te organet përkatëse.

Po Bashkia e Tiranës a ka reaguar?
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë aksione për evidentimin e ndërtimeve pa leje dhe në ata raste kur ka konstatuar i ka prishur, por sipas saj është e pamundur që ajo të monitorojë të gjithë territorin. Ndaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që t’i denoncojnë ata.