Çfarë tha drejtoresha e Ministrisë
së Mjedisit që revoltoi Arta Daden

Çfarë tha drejtoresha e Ministrisë<br />së Mjedisit që revoltoi Arta Daden
Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade është përfshirë dje në një debat të ashpër me drejtoreshën në Ministrinë e Mjedisit, Ardiana Sokoli. Dade akuzoi Sokolin se nuk ishte serioze dhe se ishte e painformuar mbi projektligjin që ajo po mbronte përpara deputetëve të mazhorancës në Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme.

Sherri erdhi pas një deklarate të Sokolit në mbledhjen e djeshme në Komisionin e Jashtëm, lidhur me projektligjin që po diskutohej dhe që kishte të bënte me një marrëveshje financiare që lidh qeveria shqiptare me atë gjermane për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm për banorët e Parkut Kombëtar të Prespës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

 “Aktivitetet kryesore sot përfshinë dy vende. Shqipëria dhe Maqedonia e kanë nënshkruar, ndërsa Greqia presim që të bëhet pjesë, deri tani nuk është. Nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e biosferës, edhe pse në nivel lokal në fakt, kur bëhen takime tre palëshe, ka një vullnet absolutisht nga ana e popullatës dhe nga ana e administrimit të qarqeve respektive, por kur vjen puna pastaj për një nivel më të lartë politik nuk ka patur vullnet politik. Këtë e kemi kuptuar, më gjatë nuk di t’ju them”, tha Sokoli.

 Kjo deklaratë u prit ashpër nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, e cila tha se punonjësit e administratës nuk mund të shprehen për çështje politike. Ajo i kërkoi drejtoreshës që të informohet dhe të kufizohet kur flet për marrëdhëniet politike dhe qëndrimet e shteteve të tjera.

“Ju nuk mund të thoni kanë apo nuk kanë vullnet. Ju nuk mund ta thoni këtë gjë. Të paktën në Komisionin e Jashtëm nuk duhet të bëni të këtilla deklarata. Një punonjëse e administratës nuk mund të përcaktojë vullnetin e një shteti fqinj dhe prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm kur flasim, sepse nuk na takon ne të japim arsyet”, replikoi Dade me drejtoreshën e Ministrisë së Mjedisit./Gazeta Express 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)  
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'