TOPALLI: PERJETE ME SALI BERISHEN
Jozefina Topalli, që përflitet gjerësisht si një nga emrat që do të kandidojë për kreun e PD, u pa në selinë blu, e përlotur para, gjatë dhe pas fjalimit të kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë, pas fjalimit të dorëheqjes së Berishës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkruan në FB: “Demokratët, përjetë me Sali Berishën”. Një deklaratë e cila tregon që ajo kërkon mbështetje.
BASHA: FAT QE KEMI PASUR BERISHEN
Dorëheqja dëshmoi dhe njëherë dimensionin e këtij njeriu (Berishës), që kemi patur fatin t’a kemi si udhëheqësin e PD, njeriun që përjetësoi shndërrimet më të mëdha në Shqipëri pas viteve ’90. S’ka provë më të mirë se kjo, sesa konfirmimi i linjës së gazsjellësit Trans-Adriatik një projekt që kryeministri Berisha ka lobuar që në fillim të
mandatit të parë qeverisës”, tha Basha.
NOKA: SALI BERISHA NUK KA IKUR
“Sali Berisha s’ka ikur. Ai është lideri i përjetshëm i PD, vepra e puna e të cilit do pasqyrohet në ndërgjegjen e gjithë atyre që e gjykojnë historinë me drejtësi. Ai i dha shqiptarëve shembullin e një burri të vërtetë shteti, kulturën e një demokracie europiane dhe figurën e një lideri të vetëdijshëm për pushtetin që buron nga populli, duke respektuar vullnetin e tij”, tha Noka.
DODA: BERISHA ËSHTË SI SKËNDERBEU
Edhe pas humbjes së PD deputetja Mesila Doda duke sjellë foton e një banke në Lushnjë e krahason Berishën me Skënderbeun e Ismail Qemalin. “Një nxënës shkruajti në bankë këto emra: Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa boletini, Bajram Curri, Sali Berisha. Unë jam krenare me liderin tim! Do mësojmë të ndryshojmë edhe veten dhe të kthehemi si Feniksi që lind gjithherë nga hiri i tij”, shkruan Doda.
/Shqiptarja.com