Në 17 prill të këtij viti, që përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Hemofilisë, në QSUT u inaugurua Qendra e Hemofilisë. Në përurimin e kësaj qendre ishte i pranishëm edhe zv/ministri Albert Gajo.

“Misioni ynë është përmirësimi i jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës së këtyre  pacientëve, nëpërmjet trajtimit të sëmurëve me hemofili si edhe kujdesit ndaj familjeve te tyre nëpërmjet një mbikqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe psikologjike”, u shpreh Gajo gjatë përurimit.

Bazuar në të dhënat e shërbimit të hematologjisë në QSUT, në vendin tonë kemi aktualisht 254 pacientë me hemofilia A (që trajtohen me faktorin 8 të koagulimit) dhe 40 me hemofili B (që trajtohen me faktorin 9 të koagulimit).