5 shkurti është një ditë e shënuar për Çiljetën dhe djalin e saj Fernando, pasi të dy kanë lindur në këtë ditë. Këngëtarja ka festuar 31-vjetorin e saj në një darkë me miqtë më të afërt dhe sigurisht Fernandon e vogël, i cili paraditen e 5 shkurtit festoi edhe me bashkëmoshatarët e tij.
Çiljeta darkoi pranë miqve të mirë siç janë Inis dhe Ingrit Gjoni, Enca Haxhia, Joni Peçi, Rozana Radi etj, ndërsa theksoi mungesën e Noizy-t dhe modeles Skandinada Lalaj nëpërmjet një postimi në Instgram.
Ylli i "Big Booty" e festoi këtë përvjetor larg të shoqit, që nuk ndodhej në Shqipëri për arsye pune, por në një intervistë për 'Bluetooth' rrëfeu se kishte marrë prej tij dhuratë një orë 'Audemars Piquet'.
Sidoqoftë kjo mbetet për t'u vërtetuar, të paktën derisa të shohim një foto të publikuar nga këngëtarja në rrjete sociale...kështu funksionojnë gjërat sot, apo jo?

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com