Këngëtarja Çiljeta Çilaga e ka kaluar fundjavën në një prej bareve të Tiranës, e rrethuar nga shoqet, ndërsa i dashur i saj ndodhej në një tjetër tryezë me miqtë e tij.
Këngëtarja Çiljeta Çilaga e ka kaluar fundjavën në një prej bareve të Tiranës, e rrethuar nga shoqet, ndërsa i dashur i saj ndodhej në një tjetër tryezë me miqtë e tij. Flitet se marrëdhënia e tyre shkon për bukuri dhe ndarja në lokal ka qenë thjesht rastësore, pasi atyre i duhej të respektonin dhe t’i jepnin pak kohë edhe shoqërisë. Me Çilin ishte edhe Skandinava, modelja e njohur e cila është mike me këngëtaren. Këngëtarja në fillim nuk lëvizte nga tryeza, por ka kënduar pa lëvizur, derisa mori mikrofonin dhe doli në skenë. E veshur në të zeza ajo të jep përshtypjen se ka marrë shtuar disa kilogramë shtesë, pasi humbi disa kile gjatë verës.