Çim Peka: Reagimi i Unionit
thjesht fletërrufe, Çipa njeri i vogël

Çim Peka: Reagimi i Unionit<br />thjesht fletërrufe, Çipa njeri i vogël
Gazetari Çim Peka ka reaguar ndaj Unionit të gazetarëve e cila ka dalë në mbrojtje të gazetarit Andrea Stefani në debatin me Pekën dhe dënonte fjalët e përdorua nga ky i fundit si fyes.

Në reagimin e tij Çim Peka e cilëson thjesht si një fletërrufe deklaratën, ndërsa kryetarin e unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa si një njeri të vogël që shpifte edhe për të penguar suksesin e të vëllait.
 
Statusi i plotë i Çim Pekës në “Facebook”
Sot ne mediat online, eshte botuar nje "fleterrufe" ne emer te "Unionit te Gazetareve". Aq serioze ishte kjo "fletrrufe" sa nje pjese e mire e drejtuesve te kesaj organizate fantazme, e kishin lexuar per here te pare ne media. Paskan reaguar ne mbrojtje te Andrea Stefanit "Unioni i gazetareve te Drejtorise se Policise". Se nuk besoj se perfaqesues real te Unionit te reagojne duke shpifur. Se qenka renduar rende morali i Stefanit ne mungese te argumentit nga ana ime!!! E paskam fyer rende pse i kujtova Andreas se: Jo kushdo qe nuk mendon si Andrea, eshte Berisha. Dhe po e perseris. Nje gazetar qe pretendon se te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ai, jane Berisha, ka seriozisht probleme mendore. Dhe kjo nuk eshte fyerje por konstatim. Fyerje eshte pretendimi i Stefanit dhe "Unionit te Gazetareve te Drejtorise se Policise", se po nuk pate lindur ne kohen e Enverit ne Tirane, e aq me keq, po pate ardhe nga verilindja e vendit, nuk mund te jesh i denje per te jetuar si gazetar ne Tirane. Gjithsesi, vetem keqardhje per "flete rrufene" e "Unionit te Gazetareve te Drejtorise se Policise". Ne studion time e te Fevziut, e ne te gjitha studiot ka cdo dite mungese etike sa here ju mungon argumenti. Dhe zhurmuesit e ketyre studiove i njeh opinioni me mire se une. Fatmiresisht rrjetet sociale nuk i mbyll dot askush. Dhe nje fjale per drejtuesin e ketij Unioni fantazme. Je aq i vogel ne ndergjegje (jo vetem fizik), dhe nuk duron te mos jesh ti ne qender te vemendjes. Kaq i ngushte je, saqe sa here drejtuesit e Min Brendshme ne kohen e Berishes propozonin per ta promovuar vellain qe ke sot Drejtor te Policise se Tiranes, ti do shpifje ne gazeten qe drejtoje brenda nates per Drejtuesit e Policise se shtetit, vetem e vetem qe Cipa i policise mos te ishte me i arrire se Cipa i gazetarise. Te heshtesh kunder racizmit te nje ish kapteri qe sot e ke ne Unionin fantazme, te heshtesh kur ky kapter gazetar ka 6 muaj qe ndot kedo qe nuk mendon si ai, kur ka sepaku 5-6 emisione qe eshte kthyer vetem ne perbaltes dhe fyes edhe ndaj drejtuesve te emisioneve, vetem pse nuk mendojne si ai dhe te gjithe i duken Berisha, vetem nje i ngushte ne gjithcka si ti mund ta bej. Thjesht nje fletrrufe. Morali juaj ka nevoje per meshire. Sa per racizmin tuaj, ka zgjidhje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit